U arrestua mësuesi që keqpërdori seksualisht të miturën në Drenas

Inspektorati Policor i Kosovës në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, ka ndërmarrë në vazhdimësi veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe një i dyshuar tjetër për këtë rast ( me inicialet Sh. Xh – i cili nuk është zyrtar policor).

Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Arrestimi i të njëjtit nga hetuesit e IPK-së është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin (e paraparë në nenin 239 të Kodit Penal), njofton Inspektoriati Policor përcjellë Klan Kosova.

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.

Ndërsa, një ditë më parë, IPK-ja ka arrestuar edhe zyrtarin policor – punonjës në stacionin policor në Drenas (me gradën e rreshterit).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button