Guvernatorja e BPRM-së: BERZH mund të kontribuojë në konsolidimin e sektorit bankar dhe zhvillimin e burimeve alternative për financim

Takimi i punës i zhvilluar dje ndërmjet guvernatores dhe zëvendësguvernatorëve të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe delegacionit të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i cili është në vizitë disa-ditore në vend dhe drejtohet nga Drejtori i BERZH-së për Holandën, Kinën, Mongolinë, Maqedoninë dhe Armeninë, Frans Vikers dhe drejtoreshës së BERZH-së për Poloninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, Violeta Barvicka-Lofthaus.

Në takim, theksi u vendos në disa nga prioritetet që duhet të inkorporohen në strategjinë e BERZH-së për Republikën e Maqedonisë në periudhën e ardhshme katërvjeçare. Kështu, siç është njoftuar tashmë, edhe në bisedën me udhëheqësinë e BPRM-së, fokusi i delegacionit të BERZH-së ishte i përqendruar në identifikimin e fushave kryesore ku kjo bankë zhvillimore ndërkombëtare mund të angazhohet në vend gjatë disa viteve të ardhshme, në mënyrë që të intensifikohet dialogu i biznesit dhe ai politik.

Udhëheqësia e BPRM-së paraqiti perceptimet dhe vlerësimet e ekonomisë maqedonase në tërësi, si dhe perceptimet dhe vlerësimet për sistemin bankar maqedonas dhe qëndrueshmërinë e tij. Njëkohësisht, vëmendje e veçantë iu kushtua ideve dhe mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm në mes të dy institucioneve.

“Ekonomia maqedonase po rimëkëmbet dhe sistemi bankar në vend është i qëndrueshëm dhe solvent. Ai është në gjendje për mbështetje të mëtejshme të ekonomisë“ – theksoi guvernatorja e BPRM,  Anita Angelovska – Bezhoska. Përpara përfaqësuesve të BERZH-së, ajo, ndër të tjera theksoi hapësirën për konsolidim të mëtejshëm të sektorit bankar, si dhe nevojës për zhvillim të segmenteve tjerë të sistemit financiar dhe zhvillim të burimeve alternative për financim, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Pikërisht në këto segment u identifikua hapësirë për përfshirje të mëtejshme të BERZH-së. Në të njëjtën kohë, guvernatorja Angelovska-Bezhoska gjithashtu foli edhe për koncept-strategjinë e re të BERZH-së për Republikën e Maqedonisë, duke theksuar prioritetet e përcaktuara, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe sistemit financiar, si dhe parakushtet kryesore për rritjen e konkurrencës dhe produktivitetit të ekonomisë.

Në takim u theksua edhe bashkëpunimi i suksesshëm me vendin dhe gatishmëria e këtij institucioni financiar ndërkombëtarë për ruajtjen e vazhdimësisë në sigurimin e mbështetjes për reformën e segmenteve prioritare. Ndër të tjera, u theksua se në të ardhmen ka hapësirë për intensifikim të bashkëpunimit dhe komunikimit midis BPRM-së dhe BERZH-së gjë që do të rezultoi në projekte të përbashkët.

Vizitat e këtilla të delegacionit të Bordit të Drejtorëve të BERZH janë të shpeshta dhe zhvillohen në çdo dy deri në katër vjet në çdo vend të veprimtarisë. Vizitat e këtilla mundësojnë që Bordi i Drejtorëve të njihet me zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, si dhe me projektet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të bashkëpunimit midis vendit dhe BERZH-së.

Deri më tani, BERZH ka investuar mbi 1.8 miliard euro në 113 projekte në Republikën e Maqedonisë për të mbështetur integrimin e vendit në tregjet rajonale dhe globale, përmes investimeve dhe dialogut politik dhe veçanërisht përmes intensifikimit të bashkëpunimit me partnerët kryesorë si Bashkimi Evropian dhe Banka Investuese Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button