Gjykata Penale e refuzoi kërkesën e Mijallkovit për të mos u gjykuar në lëndën “Tortura”

Ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov në seancën e sotme për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Tortura”, i cili ka të bëjë me arrestimin e liderit të “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkoski, ka kërkuar që të lirohet nga ndjekja, megjithatë Gjykata Penale e ka refuzuar këtë kërkesë dhe e ka vazhduar procesin gjyqësor me dëgjimin e dëshmitarëve, njofton Portalb.mk.

Për këtë kërkesë mbrojtja është thirrur në mendimin e miratuar të Gjykatës Supreme se Prokuroria Speciale nuk është paditës i autorizuar për lëndët të cilat janë hapura pas skadimit të afatit 18 mujor pas marrjes së materialeve të përgjuara, gjegjësisht “bombat”. Mbrojtja ka theksuar se akuza është dorëzuar rreth 20 ditë përpara se të skadojë afati 18 mujor.

Mendimi i Gjykatës Supreme nuk është obligativ për gjykatat më të ulëta, por nëse lënda një dit arrin në Gjykatën Supreme, kjo gjykatë e shfuqizon vendimin e gjykatave më të ulëta.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e Boshkoskit, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike. Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkoskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore. Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, përveç Mijallkovt akuzohet edhe ish komandanti i “Alfave” Ivica Antevski Puki.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TORTURA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button