Presidenti Trump: Javën e ardhshme njoftimi se Siria është pastruar tërësisht nga DEASH-i

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se me siguri javën e ardhshme zyrtarisht do të shpalosë se në Siri tërësisht kanë pastruar DEASH-in, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kalifati i DEASH-it është shfarosur”, tha Trump në adresimin e takimit të vendeve që përbëjnë koalicionin global kundër DEASH-it që mbahet në Washington.

Ai theksoi se javën e ardhshme do të njoftojë vendimin mbi atë se Siria dhe Iraku plotësisht janë pastruar nga DEASH-i.

Ai megjithatë paralajmëroi se ndonëse grupi terrorist humb edhe mbetjet e fundit të territorit të tij, pjesëtarët e DEASH-it që janë ende në rajon edhe më tej do të paraqesin kërcënim.

“Të jeni të sigurtë se do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mposhtur edhe njeriun e fundit të çmendurisë së DEASH-it”, tha Trump.

Në Washington mbahet takimi në të cilin janë të pranishëm përfaqësues të 79 vendeve që janë pjesë e koalicionit për luftë kundër DEASH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button