Kupa e Mbretit, Messi në përbërjen e ndeshjes El Clasico

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka përfshirë Lionel Messin në përbërjen e ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit kundër Real Madrid-it, pasi të martën mbrëma pa problem kreu stërvitjet e plota me bashkëlojtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ka pasur shqetësim të madh nëse Messi do të ishte gati për El Clasico, pasi u lëndua në duelin e së shtunës kundër Valencias (2:2). Prandaj ishte e diskutueshme nëse argjentinasi do të ishte gati për duelin e madh me Realin në Camp Nou.

Pavarësisht se përfshihet në përbërjen për ndeshjen e sontme, ende është e paqartë nëse Messi do të jetë në ekipin e parë ose El Clasico-n do ta fillojë nga stoli.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Copa del Rey midis Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet sonte me fillim në ora 21:00. Ndeshja kthyese e rivalëve të mëdhenj në program është më 27 shkurt në Santiago Bernabeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button