fbpx

Një grua nga Gostivari është hospitalizuar nga fruthi, deri tani janë vaksinuar mbi 5.600 fëmijë

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në mbrëmjen e kaluar janë kontrolluar 14 pacientë me fruth, nga të cilat në spital është pranuar një grua nga Gostivari, ndërsa tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

“Nga pacientët e ri të kontrolluar, gjashtë janë fëmijë të moshës 1 dhe 2 vjeçare që kanë qenë të pavaksinuar, ndërsa 7 tjerët nga mosha 21 deri 38 vjet. Në klinikë për momentin janë duke u shëruar 22 pacientë me fruth dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë sërish apelon te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën MRP, veçanërisht fëmijët që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.

“Deri tani janë vaksinuar mbi 5.600 persona. Bëhet fjalë për përqindje të lartë të personave që seriozisht i kanë kuptuar rekomandimet Ministrisë për seriozitetin e sëmundjes”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria rekomandojnë që prindërit të cilët shohin apo dyshojnë për shenja të sëmundjes, fëmijët të mos i dërgojnë në klinikë, por te mjekët e tyre amë dhe në punktet “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Bukuresht”. Punktet punojnë 24 orë dhe kryejnë kontrolle të kompletuara me laboratorin, ndërsa nëse është e nevojshme do të dërgohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close