Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qellim të promovimit të kompanive si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta afariste, transmeton Portalb.mk.

“Prandaj bashkëpunimi afarist në mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Odës së Afarizmit të Kosovës ka për qëllim promovimin e kompanive si dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta afariste. Kjo do të sjell deri tek një bashkëpunim më të madh të bizneseve edhe jashtë kufinjve, duke mundësuar kështu edhe rritjen e tregjeve potenciale të kompanive.

Me këtë marrëveshje të bashkëpunimit të dyja palët nënshkruese të marrëveshjes për bashkëpunim do të kontribuojnë tek njëra tjetra në përkufizimin e procedurave dhe komunikimit për përcaktimin e mënyrave të bashkëpunimit, shkëmbimin e të dhënave dhe dokumentacionit që do të ndihmojnë në organizimet e përbashkëta promovuese, organizimin e B2B takimeve, panaireve, tryezave të rrumbullakëta, seminare, konferenca, planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta, shkëmbimin e të dhënave për përkrahje të biznesit, nxitjen e bashkëpunimin tregtar, lehtësim në përpilimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në importin edhe eksportin e mallërave dhe shërbimeve si dhe krijimin e kushteve të volitshme e të bërit biznes”, thuhet në njoftimin e Odes Ekonomike Veriperëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button