Beograd, takimi Vuçiq – Mickoski: Biseduam për shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim

Lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Lideri Mickoski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Fejsbuk” ka deklaruar se me Vuçiqin kanë biseduar për mundësitë e shfrytëzimit të potencialit për bashkëpunim të partive simotra të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Kemi biseduar për gjendjen në rajon, mundësitë për bashkëpunim që janë në dispozicion. Gjithashtu ra fjala edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy partive simotra dhe shfrytëzimin e potencialit në atë drejtim. Republika e Maqedonisë duhet të ndërtojë politikë të mirë fqinjësore, të hapur, të drejtë dhe të bazuar në vlera parimore dhe të sinqerta”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button