Ronaldo i bën thirrje James Rodriguezit të kalojë në Juventus

Cristiano Ronaldo sjellë në Juventus një përforcim të madh, pasi siç thuhet kolumbiani James Rodriguez që aktualisht luan në Bayern të Mynihut do t’i bashkohet ekipit nga Torino, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Marca” spanjolle pohon se 27 vjeçari James, vërtetë mund të transferohet te Juventusi, sepse tashmë për një kohë ai nuk është në raporte të mira me trajnerin e Bayernit, Niko Kovaq.

Si rrjedhojë e zhvillimeve është shumë reale që kolumbiani, i cili luan si sulmues apo sulmues i krahut, të rikthehet këtë verë në Real, i cili është pronar i kontratës së tij.

Megjithatë, “Marca” shkruan se Reali mund të jetë vetëm një ndalesë e përkohshme për James i cili është në shënjestër të Juventusit ndërsa Ronaldo është i përfshirë në mënyrë aktive në atë transferim.

Ylli portugez thuhet se tashmë ka biseduar me Rodriguezin të cilit i ka sugjeruar të transferohet në radhët e kampionit italian.

Tashmë dihet se ditë më parë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici dhe menaxheri i Jamesit, Jorge Mendes, i cili njëherësh është edhe menaxher i Cristiano Ronaldos, realizuan një takim në Dubai.

Në karrierën e tij të deritanishme, Rodriguez ka veshur fanellat e Envigado, Banfield, Porto, Monaco, Real Madrid dhe Bayern. Në 68 paraqitjet për kombëtaren e Kolumbisë ka shënuar 22 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button