Zëvendësministri Makraduli: Për fat të keq, Maqedonia shumë para harxhon për mazut (VIDEO)

“Për fat të keq, shteti shumë para harxhon në mazut, kjo nuk është vetëm aksion ekologjik, por masë për kursimin e buxhetit shtetëror, e qytetarëve të Maqedonisë”, kështu u përgjigj zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli në pyetjen e gazetarëve se: “Se pse Ministria e Ekologjisë nuk ka ndërmarrë gjë për vendosjen e filtrave në institucione shtetërore që ngrohen me mazut?”, transmeton Portalb.mk.

Duke komentuar më tëj, zëvendësministri Makraduli njoftoi se tashmë kanë nisur aktivitetet për ndryshim të sistemit të ngrohjes së disa institucioneve publike.

“Për fat të keq, shumë institucione përdorin mazut për ngrohje, ky është prioritet në kuadër të Planit për ajër të pastër, për ndryshim të lëndës djegëse, dhe për këtë, javën e ardhshme do të nënshkruajmë tender për ndryshim të mazutit në “Kuzman Josifovski”, në një çerdhe në Qendër, nesër jam në Strumicë për të nisur punime për kyçje të Spitalit në sistemin e gazifikimit”, tha Makraduli.

Kjo deklaratë vjen pasi që në rrjete sociale qarkulluan video ku shihej se si dilte tym shumë i zi nga oxhaku i Spitalit “Nëna Terezë” në Çair. Në lidhje me këtë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dha ultimatum 30-ditor, se nëse nuk ndërrohet kazani djegës i objektit të Spitalit “Nëna Terezë” në Çair, i njëjti do të mbyllet.

Për ultimatumin 30-ditor, zëvendësministri Makraduli tha se nuk është kompetencë e tij.

“Unë mund të flas për gjëra që janë nën kompetencë të ministrisë sonë”, tha Makraduli.

Këtë e tha gjatë promovimit të sistemit të pastrimit të ajrit në Spitalin për Obstetri dhe Gjinekologji “Nëna Terezë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button