Të dhënat e detajuara të MASH-it: Këto janë investimet në arsim për vitin 2019 (INFOGRAFIK)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, më në fund iu përgjigj pyetjeve të Portalb.mk, të cilat u dërguan muaj më parë në këtë dikaster, sa i përket investimeve të planifikuara në arsimin fillor dhe të mesëm në buxhetin e vitit 2019 dhe bëri publike listën. 

Sipas të dhënave të MASH-it, investimi i përgjithshëm për këtë vit është 111.956.000 denarë ose 1.681.672 euro, për ndërtimin e 4 objekteve të reja shkollore, ndërtime anësore dhe ndërtime shtesërindërtim të shkollave fillore dhe rindërtim të plotë të një shkolle të mesme. 

Nga MASH informuan se 107.490.000 denarë (1,748,633 euro) tjera kanë harxhime nga rinovimet e kaluara për shkollat fillore që vazhdojnë këtë vit, ndërsa 15.897.577 denarë (258,641 euro) për shkollat e mesme.

Programi i investimeve të MASH, gjithashtu u publikua edhe në Gazetën Zyrtare numër 23  të datës 31 janar 2019, por në të janë publikuar vetëm të dhënat e përgjithshme të investimeve dhe jo të detajuara se sa mjete do të ndahen për secilin objekt shkollor.

LEXO: Buxheti i MASH-it për vitin 2019: Rritje e pagave për 5% në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button