Imuniteti i deputetit Dimovski: Dje filloi dhe ndërpre seanca, për sot nuk është caktuar

Edhe pse dje filloi seanca plenare ku duhej të votohej marrja e imunitetit të deputetit Ljupço Dimovski, atë e ndërpreu kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, fill pas fjalimit të kryetarit të Komisionit për Çështje të Mandatit, Imunitetit dhe Rregullores, Pavlle Bogorevski, njofton Portalb.mk.

Vazhdimi i seancës do të caktohet sërish, por mbetet e paqartë se kur, pasi që deri tash nuk ka të caktuar seancë plenare për të njëjtën.

Sipas Rregullores së Kuvendit, afati për votim për marrje të imunitetit duhet të jetë brenda tre ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për parashtrim të masës së paraburgimit.

Përndryshe, marrja e imunitetit të deputeti Ljupço Dimovskit vjen pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare deri sa ka qenë ministër në Ministrinë e Bujqësisë, dhe bashkë me Mihail Cvetkovin, Aco Spasenoskin dhe Kristijan Dellevin kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 1.4 milionë euroTë njëjtëve sot u është ngrirë edhe pasuria.

Ndryshe, për ish ministrin e Bujqësisë, Mihaill Cvetkov dhe ish zëvendësministrin e Bujqësisë, Hristijan Dellev më 1 shkurt u caktua masë paraburgimi 30-ditor dhe të njëjtët janë duke qëndruar në Burgun e Shuto Orizarës, ndërkaq për Aco Spasenoskin u caktua paraburgim shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button