Tetë persona kanë ndërruar jetë nga zjarri në një ndërtesë në Paris

Tetë persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, bënë të ditur zyrtarët.

Rreth 30 të tjerë, në mesin e tyre tre zjarrfikës, u plagosën, transmeton REL.

Numri i viktimave mund të rritet pasi operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në katet e sipërme të ndërtesës tetëkatëshe, i tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve agjencisë së lajmeve AFP.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.

Një grua e dyshuar u ndalua nga policia.

Prokurori i Paristit, Remi Heitz, tha se zjarri mund të jetë vënë me qëllim.

Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe shkoi në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button