Maduro i ka shkruar Papës, i kërkon ndihmë për krizën në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro thotë se i ka shkruar një letër Papa Françeskut në të cilën i kërkon ndihmë, më saktësisht nxitjen e një dialogu për situatën e krijuar në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë dhënë për televizionin italian Sky TG24, Maduro tha se shpreson që letra tashmë të ketë mbërritur në Vatikan.

Në intervistën në fjalë, e cila është bërë brenda një baze ushtarake, Maduro thotë se “është në shërbim të kauzës së Krishtit dhe se në frymën e kësaj, ka kërkuar nga Papa Françesku të ndërmjetësojë dhe të forcojë një dialog, i cili do të bëhet me vullnetin dhe dëshirën e tij”.

Maduro shton më tej se shpreson që kjo të hasë në një përgjigje pozitive.

Ai i bëri thirrje Evropës që të mos “zhytet në çmendurinë e presidentit Donald Trump, duke rritut gjasat për një ndërhyrje të huaj.”

Maduro injoroi thirrjet e disa shteteve evropiane të cilat i kërkuan të shpall zgjedhje të reja presidenciale.

Së fundmi Holanda dhe Austria, u janë bashkuar Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Spanjës dhe Francës, të cilat më herët thënë se njohin kreun e opozitës, Juan Guaido për president të përkohshëm të Venezuelës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button