fbpx

Drejtorët e Bordit të BERZH do ta vizitojnë Maqedoninë nga 5 deri më 8 shkurt

Delegacioni i Bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për Renovim dhe Zhvillim (BERZH) do të arrijë në Shkup për vizitë katërditore në Maqedoni, ku do të takohet me përfaqësues të Qeverisë në nivel shtetëror. Drejtorët do të takohen edhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqëritë civile, investitorë dhe sipërmarrës, transmeton Portalb.mk.

“Vizita zhvillohet si aktivitet i përgatitur për strategjinë e re të Bankës Evropiane për Renovim dhe Zhvillim për Maqedoninë nga viti 2019 deri 2023. Qëllimi është që të merren vesh për prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë dhe të identifikohen fushat kyçëse ku banka mund të angazhohet, që të intensifikohet dialogu politik dhe biznesi”, thuhet në njoftim.

Banka Evropiane për Renovim dhe Zhvillim ka investuar mbi 1.8 miliardë euro në 113 projekte në Maqedoni, duke u fokusuar në përkrahjen e integrimit të vendit në tregjet rajonale dhe globale.

“Banka edhe më tej e intensifikon angazhimin politik në rajon dhe do të jetë amvis i Samitit të tretë investitor për Ballkanin Perëndimor, ku gjashtë kryeministra të rajonit do të jenë mysafirë të Bankës të Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim në Londër. Këtë vit, Kuvendi vjetori i BERZH do të mbahet në Sarajevë më 8 dhe 9 maj 2019”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button