fbpx

Zaniolo: Luajtëm mirë, meritonim më shumë se një pikë

Roma dhe Milan janë ndarë në paqe në derbin e javës në Serie A.

Dy gjigantët italian kanë ndarë pikët në një ndeshje ku Roma pati më shumë raste për shënim.

Ishte portieri Giggi Donnarumma që shpëtoi në disa raste kuqezinjtë, transmeton Telegrafi.

Romën nga humbja e shpëtoi super talenti Nicolo Zaniolo, i cili ka thënë se ekipi i tij meritoi më shumë

“Kemi merituar më shumë se një pikë në këtë takim, pasi kishim tre apo katër raste të pastra për gol”.

“Gjithsesi edhe një pikë është e mirëseardhur pasi jemi afruar më shumë në zonën Champions”, u shpreh talenti italian.

19-vjeçari thotë se që nga ndeshja e ardhshme synojnë maksimumin e pikëve.

“Tani na pret takimi ndaj Chievos ku synojmë tri pikët. Nuk na lejohen më gabimet dhe duhet marrë maksimumin e pikëve në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Zaniolo.

Roma ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë të tubuara, një më pak se Milani dhe pesë më pak se Interi që zë pozitën e tretë në tabelë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button