fbpx

Papa po përcjell “me shqetësim të madh” krizën në Jemen

Papa Françesku, i cili do të udhëtojë sot për në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se po përcjell krizën humanitare në Jemen me shqetësim të madh dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt, që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të sigurojnë që furnizimi me ushqim të arrijë te populli i Jemenit.

“Popullata është e lodhur nga ky konflikt i gjatë dhe shumë fëmijë po vuajnë nga uria, por nuk po kanë mundësi që të marrin furnizimet me ushqim”, tha Papa gjatë adresimit të tij nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, raporton agjencia Reuters, transmeton REL.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira (në konflikt) dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë trysni që të respektohen marrëveshjet që janë arritur, në mënyrë që të garantohet që furnizimet me ushqim, të arrijnë te njerëzit. Atje ka fëmijë që janë të uritur, të etur dhe nuk kanë ilaçe”, tha Papa Françesku.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë luajtur një rol kyç në koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, që për pothuajse katër vjet lufton rebelët Houthi në Jemen.

Papa Françesku do të bëhet Papa i parë që viziton Gadishullin Arabik dhe pritet që gjatë këtij udhëtimi të bëjë dy adresime publike.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close