Mickoski: Fitore në zgjedhje, por kundër Marrëveshjes së Prespës

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për “Radio Evropën e Lirë” nuk u përgjigj çfarë është ajo “gjithçka” që do të bëjnë që t’i ndryshojnë proceset që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Së pari duhet që VMRO-DPMNE të fitojë në zgjedhje, të formojë qeveri, dhe në ndryshim të proceseve të shkojnë hap pas hapi, transmeton Portalb.mk.

Zotëri Mickoski, nga aspekti i sotëm a do të luanit ndryshe në lidhje me qëndrimin tuaj në marrëdhënie me emrin, që sipas një pjese të opinionit ishte i padefinuar?

A do të luanit ndryshe, nga aspekti i sotëm. Konfirmimi i qëndrimit të VMRO-DPMNE-së dhe pozitat e VMRO-DPMNE-së nëse më pyetni në lidhje me Marrëveshjen e Prespës i tregoi populli, populli i tregoi me 30 shtator se a ishin të drejta qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Kështu që në nëse shihet në këtë perspektivë mund të them se e kemi zgjedhur rrugën e duhur, dhe ajo ishte rruga që së bashku me popullin, rruga në drejtësi, në ndershmëri, në të vërtetën dhe rruga e Maqedonisë.

Populli vendosi të heshtë, kjo në një far mënyrë do të thotë bojkot, por ju para referendumit nuk e treguat qëndrimin se jeni për bojkot të referendumit?

Ju më pyetët për qëndrimin tim, unë në ditën referendumit, më 30 shtator e kam treguar qëndrimin tim – nuk do të dal në referendum dhe nuk do të votoj.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button