Juve i gatshëm të pagojë 45 milionë euro për Marcelon
Kampioni italian, Juventusi dëshiron ta ketë në radhët e veta mbrojësin e Real Madridit, Marcelo.
Tuttomercato raporton se “Zonja e Vjetër” planifikon të paguajë 45 milionë euro për mbrojtësin brazilian në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.
Marcelo nuk është më zgjedhja e parë nën trajnerin e ri në Madrid, Santiago Solari, me argjentinasin Sergio Reguilon që preferohet për krahun e majtë të mbrojtjes.
Transferimi i 30 vjeçarit në Torino raportohet se do të sjellë largimin e mbrojtësit Alex Sandro.