Siri, muajin e kaluar u arrestuan 567 persona

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se 567 persona u arrestuan në mënyrë arbitrare në Siri gjatë muajit të parë të vitit 2019, nga të cilët shumica e tyre nga regjimi i Bashar al-Assadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të SNHR-së lidhur me të ndaluarit nga palët në Siri thuhet se muajin e kaluar në të gjithë vendin janë arrestuar në mënyrë arbitrare gjithsej 567 persona, nga të cilët 19 fëmijë dhe 31 gra.

Më tej thuhet se forcat e regjimit të Asadit muajin e kaluar kanë arresuar 353 persona nga të cilët 12 fëmijë dhe 23 gra.

Ndërsa organizata terroriste YPG/PKK për të njëjtën periudhë në fjalë ka arrestuar 107 persona nga të cilët 4 fëmijë dhe 6 gra si dhe ka planifikuar të armatosë me detyrim të rinjtë.

Po ashtu thuhet se organizata terroriste DEASH ka arrestuar 11 persona, nga të cilët 1 fëmijë, ndërkohë opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë arrestuar 96 persona nga të cilët 2 fëmijë dhe 2 gra.

Sipas burimeve të opozitës siriane, thuhet se në burgjet e regjimit ka të paktën 500 mijë njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button