Burgim i përjetshëm për pesë gra taxhike që “ishin pjesë e IS-it”

Pesë gra nga Taxhikistani u dënuan me burgim të përjetshëm në Irak, pasi u gjetën fajtore për pjesëmarrje në grupin ekstremist Shteti Islamik (IS), transmeton REL. 

Zubaidullo Zubaizoda, ambasador i Taxhikistanit në Irak dhe Kuvajt, e konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se një zyrtar i ambasadës taxhike në Bagdad ka qenë i pranishëm në seancën e 31 janarit, kur u dënuan: Sadorat Qurbonova, Maftuna Majidova, Gulrukhsor Alieva, Gulbahor Saifulloeva dhe vajza e saj, Mahfuza Qurbonova.

Sipas të dhënave nga Taxhikistani, 43 gra të këtij shteti janë dënuar me burgim në Irak në vitet e fundit, për shkak të pjesëmarrjes në grupin Shteti Islamik.

Po sipas të dhënave zyrtare, rreth 1,900 qytetarë taxhikë kanë luftuar përkrah militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak në vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button