Siri, 197 civilë të vdekur muajin e parë të vitit 2019

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 197 civilë kanë humbur jetën në Siri muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar në lidhje me vrasjet në Siri në muajin janar, SNHR bëri të ditur se nga 197 civilët e vrarë nga palët ndërluftuese në Siri, 57 janë fëmijë dhe 27 gra.

Sipas raportit, 44 civilë, përfshirë 12 fëmijë dhe katër gra, kanë pësuar nga regjimi i Bashar al-Asadit, ndërsa nëntë të tjerë, prej të cilëve dy fëmijë dhe një grua, kanë humbur jetën nga sulmet e Rusisë.

Ndërkaq, 37 civilë, prej të cilëve 15 fëmijë dhe 12 gra, janë vrarë gjatë sulmeve të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it të kryesuar nga SHBA.

Po ashtu, 55 civilë, përfshirë dhjetë fëmijë dhe gjashtë gra, janë vrarë nga palë të paidentifikuara, kurse organizata terroriste DEASH ka vrarë 13 civilë, prej të cilëve tre fëmijé dhe një grua.

Organizata tjetër terroriste, YPG/PKK, ka vrarë 30 civilë, përfshirë 13 fëmijë dhe tre gra, kurse opozita e armatosur dhe grupet kundër regjimit kanë qenë shkaktarë për vdekjen e nëntë civilëve, përfshirë dy fëmijë.

14 civilë të torturuar për vdekje

Në raport njoftohet se muajin e kaluar, 14 civilë janë vrarë përmes torturave.

Regjimi i Asadit ka torturuar për vdekje 11 civilë, opozitarët dy, kurse grupi terrorist YPG/PKK ka vrarë përmes torturave një civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button