Incizimet nga Gruevski janë fshirë, kurse një sajt shqiptar i “dërgoi” në prokurorinë tonë

Duke raportuar për kërkesën e prokurorisë maqedonase për incizimet nga kamerat e sigurisë për arratisjen e ish kryeministrit Gruevski, sajti gazetaresk shqiptar “Ballkanueb” në tekst me titull “Shqipëria i dërgon në Maqedoni incizimet nga arratisja e Gruevskit”, thotë se incizimet nga arratisja e Gruevskit tash më janë shkarkuar nga sistemi dhe sipas kërkesës prej autoriteteve maqedonase, do të dërgohen në Shkup, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Në vazhdim të tekstit thuhet se në incizime shihet momenti kur Gruevski hyn në automjet dhe e kalon kufirin.

Përkatësisht, më 12.12.2019 autoritetet maqedonase kanë raportuar se do të kërkohen incizimet nga kamerat e sigurisë prej Shqipërisë, pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski një muaj më parë iku nga Maqedonia për ta shmangur vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për rastin “Tenk”. Pastaj, me ndihmë të diplomatëve hungarez, nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë ka ikur në Hungari, ku ka fituar azil politik.

Por, siç është tash më e njohur në opinionin maqedonas, prokuroria ka informuar që edhe pse dy persona zyrtar kanë qëndruar atje, pas kërkesës për ndihmë ndërkombëtare nuk është vepruar deri në fund, ashtu që incizimet nuk janë siguruar.

Përkatësisht, prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski thotë se në arsyetim është përmendur që në sistemin e kamerave të sigurisë prej kalimeve kufitare shqiptare automatikisht është fshirë materiali për shkak se s’ka pasur vend.

“Në arsyetimin e tyre ka më shumë momente. Njëri është se ato të dhëna janë të shumta prej kamerave të sigurisë dhe se ai sistem nuk ka mundësi t’i ruajë më gjatë të njëjtat”, ka thënë Joveski.

Por, pavarësisht këtyre informatave të transmetuara edhe nga mediat shqiptare në Maqedoni – se incizimet nuk janë pranuar – media nuk ka publikuar informatë të re për këtë rast, ndërkaq edhe teksti nuk ka arsyetim më të hollësishëm si është zhvilluar procedura, dhe as nuk përmend burim nga institucioni prej nga mund të jetë ndërmarrë kjo “informatë”.

Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro. Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban. Sipas hetimit të deritanishëm nga Prokuroria, Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë në mënyrë ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button