ASH: Kjo mund të jetë skema e Fondit për kthimin e parave në skandalin e pagesës së pensioneve

Departamenti i Ekonomisë i partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), kërkon nga organet kompetente të japin raport të detajuar lidhur me “skandalin e pagesës së pensioneve“.  Ku janë paratë dhe si do të kompensohen ato?, pyet kjo parti duke hedhur dyshimin se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për kontribute për sigurim të obligueshëm shoqëror bëhen pikërisht për t’i kthyer këto para te qytetarët, njofton Portalb.mk.

Ndryshimet përfshijnë:

  1. Rritjen e kontributeve për sigurimin pensional invalidor nga 18% në 18,4%,
  2. Rritjen e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor nga 7,3% në 7,4%.

Sipas ASH-së, nga diferenca e normës së re të kontributeve, bazuar në rrogën mesatare (bruto) për muajin Janar që është 36.017 den. dhe numrin e të punësuarve që në tremujorin e tretë të 2018 është 759 445 të punësuar, të hyrat në fondin pensional nga kontributet do të rriten për 1 milion e 778.213 euro.
Kjo diferencë e rritjes së kontributeve për më pak se 11 muajt e ardhshëm, sipas kësaj partie, mund të kompensojë shumën e përfolur prej 19 milionë eurove.

“Në mungesë të informacioneve të besueshme dhe deklaratave kontradiktore, jemi të detyruar të mendojmë që mjetet që do mblidhen me normën e rritjes do të shfrytëzohen për të bërë zëvendësimin e të njëjtave, e qytetarët të besojnë që bëhej fjalë për gabim teknik, ashtu sikurse njëra palë e involvuar tenton ta paraqesë. Nisur nga realiteti i shtetit ku jetojmë, në të cilën ikja ose amnistimi i kriminelëve dhe hajdutëve është bërë përditshmëri, po theksojmë shqetësimin tonë që edhe ky rast do të përfundoj si gjithë të tjerët. Në të kundërtën sqarimi i detajuar i rastit do ishte ajo që më së paku mund të bëni për shqetësimin e ngritur.” thuhet në kumtesë.

Ndryshe, prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore lidhur me skandalin e Fondit Pensional. Nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me skandalin e Fondit Pensional
LEXO: Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta
LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button