Ambasadori amerikan Bejli do të largohet nga Shkupi në mars

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli paralajmëroi se do të largohet nga Shkupi në mars dhe se më pas do të pensionohet, pasi që 34 vite ka qenë pjesë e Stejt Departamentit, njofton Portalb.mk.

“Kisha nderin më të madh që të punoj me këtë ekip fantastik, çdo ditë, gjatë katër viteve të kaluara. Kejpi dhe unë me padurim presim që t’u falënderohemi miqve dhe kolegëve në vend për punën e tyre të vështirë në qëllimet e përbashkëta, këshillat e mençura dhe mikpritjen bujare. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Maqedonisë janë më të fuqishme se kurdoherë. Asgjë nuk do ta simbolizojë atë më mirë se nga ajo që ta shoh se ky vend do ta fitojë karrigen e saj në NATO”, thotë ambasadori Bejli në Tuiter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button