Politika dhe përgjegjësia e politikanëve!

Politika është art në vete, secili që merret me politikë gjërat i sheh dhe percepton më ndryshe. Të merresh sot me politikë nuk është edhe aq e lehtë, duke shikuar se sa shumë është degraduar politika në ditët e sotme. Politika është një gjë interesante, disa e shohin si mjet kryesorë për të bërë para, ca të tjerë e shohin si mjet për të fituar pushtet dhe për të qenë më të sigurtë dhe ca të tjerë për të bërë ndryshime të përgjithshme pozitive në shoqëri. Pse njerëzit sot kanë frigë nga politika? Eshtë pyetja që nuk mund të merr dot përgjigjen duhur.

Politikat e dështuara me politikanë të dështuar, kanë arritur që të ftohin një masë të madhe të njerëzve, duke krijuar një perceptim se të merresh me politikë je i ‘keq’. Fjalori i vrazhdë dhe i ulët nuk ka të bëj me politikën, ka të bëj me karakterin e vet njeriut, ofendimi ndaj kundërshtarit politikë nuk ka të bëj me politikën por me edukatën dhe me mungesën e kulturës të vet njeriut. Politikbërjet e ndryshme kanë arritur të prodhojnë shumë politikanë të cilët nuk kanë zgjedhur mjete për të ardhur deri tek pushteti, madje ka vrarë e prerë vetëm e vetëm për të shijuar të mirat që i ofron të qenurit në pushtet dhe mbajtja e një pushteti.

Fjalori politikë shpesh here  ngjanë fjalorit të rrugës, madje në disa raste njerëzit thonë; ‘më mirë të dëgjoj fjalë në rrugë sesa një politikanë kur flet’. Filozofi të tilla politike, degraduese, ofenduese (edhe në ofendime personale) janë të gabuara dhe të pa precedent, sepse politikë nuk nënkuptohet të fyesh tjetrin por të argumentosh me vepra se ‘ti je më i mire se tjetri’.

Ofendimet dhe degradimet e shumta më shpesh ndodhin kur ka mungesë argumentesh, për të defokusuar debatin lëshohet ndonjë fjalë që nuk i ngjan ta thotë një udhëheqësi. Me qenë se unë vet merrem me politikë, unë jam kategorikisht kundër një politike që nuk përfaqëson asgjë, një politikë ofenduese dhe përçmuese ndaj tjetrit, jam pro një politike dhe një sistemi të mire ndërtuar që nuk përçmon edhe qytetarin më të thjeshtë, jam pro një politike që hallet, problemet ekonomike, sociale janë në radhë të parë, jam kundër politikës së rrugës, jam kundër një politike që shkel njerzit dhe nënçmon inteligjencën e qytetarëve pa dallim përkatësia etnike dhe fetare. Në partinë që unë bëj pjesë shoh se ka vlera të tilla të cilat vlera luftojnë politikat e gabuara, politikat denigruese dhe shkatërruese për një shoqëri. I shoh këto vlera, prandaj besoj fuqishëm në këtë politikë dhe në subjektin që përfaqësoj.

Me një fjalë, jam për një politikë që posedon moral, kulturë njerëzore dhe të mira të përgjithshme.

Shkruan: Elmedin Memishi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button