7 arsye të shëndoshjes që s`jua pret mendja

Ka momente kur ajo peshorja të duket armiku më i madh! Dhe më e keqja është se nuk gjen arsye përse të tregon ( prapë) aq shumë, shkruan Bordo.al. Ke qenë e kujdesshme me ushqimin, nuk e ke tepruar me brumërat e ëmbëlsirat, madje e ke bërë edhe një ecje të gjatë darkave. Atëherë, cfarë nuk shkon? Ka disa arsye të fshehta që në vertetë, punojnë kundër teje. Duke nisur nga:

  • Depresioni: shumë ilace antidepresive mund të shkaktojnë shtim në peshë. Nëse merr mjekim për depresion, duhet të presësh 5 deri në 15 kg në plus! Po edhe pa medikamente, vetë stresi, trishtimi e vetmia mund të të shëndoshin shumë.

  • Një recetë e gabuar e mjekut: janë të shumta ilacet që cojnë drejt shtimit në peshë, përfshirë të tilla si mjekimet për poliartritin reumatik

  • Problemet me tretjen, edhe këto janë dorë me një! Sidomos konstipacioni, që mund të lehtësohet duke marrë probiotikë. Sekreti është të hidratohesh rregullisht dhe të kesh një dietë të pasur me fibra.

  • Trupit tënd i mungojnë disa elementë të rëndësishëm si magnezi, hekuri, vitamina D, e kjo kompromenton sistemin imunitar.

  • Mosha po bën të vetën: organizmi ynë nuk djeg më njësoj kalori në moshën 40 apo 50 vjec sic bën në moshën 20 vjecare.

  • Muskujt janë atrofizuar e duhen vënë në lëvizje sërish

  • Vuan nga sindroma Cushing, sëmundje e shkaktuar nga prodhimi i tepruar i kortizolit, një hormon i prodhuar nga gjendrat mbiveshkore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button