fbpx

Vuçiq i shkruajti Trumpit: Dialogu do të vazhdojë kur të hiqet taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se i ka shkruar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në të cilën, siç u shpreh, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën “në momentin kur Kosova të heqë taksën” që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia, transmeton REL.

“Në momentin kur Prishtina ta heqë këtë masë të paarsyeshme dhe të dëmshme, jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme”, thuhet në letrën që Vuçiq i ka dërguar Trumpit, në përgjigje të një letre që presidenti amerikan i ka dërguar atij më 14 dhjetor.

“Taksa e Prishtinës është ngarkesë dhe pengesë e pakapërcyeshme për rifillimin e dialogut, sepse jo vetëm që i sjell dëm ekonomisë serbe, por rrezikon edhe jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në letrën e Vuçiqit, të cilën e transmeton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Në dhjetor, Trump i ka shkruar letër edhe Vuçiqit, edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu bërë thirrje që të angazhohen në dialog dhe në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Të martën, Thaçi bëri të ditur se i është përgjigjur letrës së Trumpit, duke u zotuar se do të punojë për marrëveshjen historike me Serbinë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close