fbpx

Buxheti për ekspertët mbikqyrës së ATO-s, përplasje mes Dimitrievit dhe Xhaferit për sigurimin e mjeteve (VIDEO)

Për dhjetë ditë do të publikohet thirrja për ekspertë të jashtëm të Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së Agjencisë Tenike Operative – ATO (Agjencia për Ndjekjen e Komunikimeve), njofton Portalb.mk. Për angazhimin e ekspertëve të përhershëm do të duhen prej 20 deri 30 mijë eurove, të cilat deri më sot nuk dihet se nga kush do të sigurohen.

Talat Xhaferi
Talat Xhaferi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Këto para, Komisioni amë i ka kërkuar nga kryetari Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, por ky i fundit sot në takimin joformal me gazetarët tha se nuk e ka obligim ligjor që t’i sigurojë të njëjtat.

“Kryetari i Komisionit amë, kërkesën e ka parashtruar në adresë të gabuar. Në Ligjin për Ndjekjen e Komunikimeve nuk parashihet ndarje e mjeteve nga Kuvendi për ekspertë të angazhuar në Komisione. Kryetari i Komisionit duhet ose të miratojë Rregullore të Punës së Komisionit, ku do të parasheh mjete për ekspertët e angazhuar, ose të ndryshohet Ligji dhe në të parashihet ndarja e mjeteve”, tha Xhaferi.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit për Zbatim të Masës së Veçantë Hetuese, Emil Dimtriev tha se meqë Komisioni është pjesë e Kuvendit, logjikisht kuvendi duhet t’i sigurojë ato mjete

“Absolutisht nuk ka asnjë resurs në Komision për ta realizuar këtë. Bëhet fjalë për mjete shumë të vogla rreth 20 – 30 mijë euro. Nuk bëhet fjalë për mjete që janë diskutabile dhe duhej të ndërmerreshin aktivitete shtesë në buxhet. Meqë komisioni është pjesë e kuvendit, logjikisht kuvendi duhet t’i sigurojë ato mjete”, tha kryetari i Komisionit për Zbatim të Masës së Veçantë Hetuese, Emil Dimtriev.

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të realizimit të masës së veçantë hetuese dhe ndjekjen e komunikimeve, Emil Dimitrievski

I pyetur se si do të sigurohen mjetet pasi që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot deklaroi se nuk e ka obligim ligjor që t’i sigurojë të njëjtat, deputeti Dimitriev tha se: “Unë nuk pajtohem me atë deklaratë”.

Thirrje publike edhe për ekspertë hë për hë

Pas mbarimit të thirrjes për ekspertët e përhershëm, do të vijojë proces i përzgjedhjes në bashkëpunim me institucione dhe organe të tjera të fushës së sigurisë. Pas kësaj thirrje do të vijojë edhe një thirrje tjetër për zgjerim të listës së ekspertëve të cilët do të përdoren hë për hë gjatë kontrollit të institucioneve të cilat kanë qasje në ndjekjen e komunikimeve dhe me këtë do të zbatohet ligji i cili u miratua në muajin prill të 2018-s Ligji për Ndjekjen e Komunikimeve.

Problemi me mosangazhimin e ekspertëve u aktualizua javën e kaluar pasi që ekspertët e Bashkimit Evropian adresuan kritika se Maqedonia është duke ngecur në realizimin e reformave të shërbimit të sigurisë, si pasojë e mosangazhimit të ekspertëve.

Këshilli Civil ende nuk është formuar

Ende nuk është formuar Këshilli Civil, për të cilin janë zgjedhur vetëm gjysma e anëtarëve, i cili duhet të mbikëqyr punën e Agjencisë Tekniko Operative (ATO). Në lidhje me këtë, sot Dimitriev tha se ende nuk e di se kur do të shpallet konkursi.

“Patjetër se do të ketë konkurs, por nuk e di se kur do të publikohet”, tha Dimitriev.

21 janar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, u zgjodhën 3 anëtarë dhe kryetarja e Këshillit për Mbikëqyrje Civile: Margarita Caca Nikollovska, ndërsa për anëtarë, Ice Iljevski, Gordan Kallajxhiev dhe Filip Stojanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button