Shilegov paralajmëroi ndërmarrje publike për qentë endacakë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shiloeg, sot ka miratuar vendim që të fillojë procedura për formimin e ndërmarrjes së re publike e cila do të jetë e obliguar për trajtimin dhe mirëqenien e qenve endacakë, me çka Stacionari “Vardarishte” do të jetë e kaluar, njofton Portalb.mk.

“Stacionari “Vardarishte” më nuk do të jetë në kompetencë të NP “Ndërmarrja Komunale”, por do të fitojë status të barabartë me ndërmarrjet tjera të cilat merren me veprimtari komunale në qytet sikur higjiena, parkingu, mirëmbajtja e parqeve dhe gjelbërimit dhe transportit publik. Ndërmarrja e re publike nën kompetenca të saja do t’i marrë aktivitetet për kapjen e qenve endacakë, sterilizimin e tyre, kujdes nga veterinarët, regjistrim dhe procedurat në lidhje me qytetarët që duan t’i marrin në shtëpi”, tha Shilegov.

Procedurat për formimin e ndërmarrjes publike rrjedhin paralelisht me vendosjen e çipave të kafshëve shtëpiakë. Qëllimi është që njëkohësisht të vendoset në kontroll edhe shpërndarja mekanike e qene nëpër rrugë, nga pronarët e papërgjegjshëm, dhe të fillojë procesi për vendosjen e sistemit të ri për qasje në trajtimin e kafshëve endacakë.

Paralelisht me procedurat administrative, për themelimin e ndërmarrjes së re publike të Qytetit të Shkupit do të konsultohen edhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve për formën dhe mënyrën e kyçjes së tyre në tërë këtë koncept, pasi që përgatitja e tyre profesionale dhe përvoja mund të jenë të dobishme për këto kafshë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button