Vendimi i Gjykatës Supreme për PSP-në është kontestues edhe për ministren Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thotë se nuk dëshiron nga pozita e ministrit ta komentoj vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Supreme, sipas së të cilit vendim PSP-ja ka mundur të merr lëndë nga Prokuroria e rregullt, vetëm në 18 muajt e parë.

“Gjykata Supreme mund të sjell mendime juridike kur ka praktikë të ndryshme gjyqësore gjatë zbatimit të ndonjë ligji të caktuar. Unë nuk dua të komentoj vendime gjyqësore nga pozita e ministrit të Drejtësisë, por do t’i shtroj pyetjet në vazhdim nga të cilat opinioni vetë do të mund të nxjerrë konkluzione: Vallë në këtë rast ekziston një praktikë gjyqësore ndryshe? Një gjë e tillë nuk ekziston. A gjykojnë gjykata të ndryshme? Jo. Për këto lëndë gjykon vetëm Gjykata Shkupi 1. Vallë në kuadër të gjykatës ka praktika të ndryshme? Jo”, deklaroi Renata Deskoska, për Fokus, transmeton Alsat M.

Tani për tani nuk është e qartë se cili institucion formalisht do të mund ta kontestoj vendimin e Gjykatës Supreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button