Indeksi i korrupsionit, edhe pse jemi përmirësuar për 14 vende, prapë jemi në fund të listës

Prej vitit të kaluar kur ishim në vendin e 107 nga 180 vendet, sipas shkallës së perceptimit të korrupsionit, Maqedonia këtë vit ka “kërcyer” në vendin e 93, por ende është në fund të listës në krahasim me rajonin. Sipas raportit më të fundit të “Transparensi Internashionall”, Maqedonia është me indeks 37, ndërkaq vjet ka qenë 35, në shkallën prej 1 deri 100, ku indeksi më i madh nënkupton vend më të liruar nga korrupsioni, , njofton Portalb.mk

Në rajon më së miri është ranguar Sllovenia me indeks 60 dhe është në vendin e 60, ndërkaq Greqia dhe Mali i Zi kanë indeks 45 në vendin e 67, Bullgaria me indeks 42 në vendin e 77, Serbia e indeks 39 në vendin e 87, Bosnja dhe Hercegovina me indeks 38 vendi 89, Kosova dhe Shqipëria kanë indeks të njëjtë dhe janë në tën njëjtën pozitë, ndërkaq Shqipëria më pas vjen me indeks 36 dhe ndodhet në vendin e 99.

Në analizën e “Transparensi” thuhet se edhe përskaj kushteve të ashpra të BE-së për shkatërrimin e korrupsionit dhe sigurimin e institucioneve të lira nga ndikimi politik, shumë qeveri në rajon nuk kanë pasur sukses që të tregojnë përkushtim të vërtetë në demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Karakteristike është që shumë prej këtyre shteteve nuk kanë arritur që të sigurojnë informata të mjaftueshme për financimin e fushatës zgjedhore nga partitë politike. Derisa qeveritë thonë se i japin prioritet shkatërrimit të korrupsionit politik, në realitet nuk ndërmarrin hapa konkret. Kjo e varros besimin e qytetarëve në qeverinë e tyre, paraqitet trend shqetësues – vende me korrupsion të lartë, vende me indeks të keq të perceptimit të korrupsionit, zakonisht kanë institucione të brishta demokratike, ndërkaq qytetarët e tyre kanë të drejta më të dobëta politike dhe qytetare”, thuhet në analizën e “Transparensit”.

Vitin e kaluar, Maqedonia e ka ndarë vendin e saj në rang-listë me Armeninë, Etiopinë dhe Vietnamin, ndërkaq këtë vit me Gambinë, Gijanën, Kosovën, Maqedoninë dhe Panamanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button