Gjykata Supreme hedh poshtë rigjykimin në rastin e profesoreshës së larguar nga puna

Jozyrtarisht mësohet se kërkesa e drejtoreshës së Shkollës Ekonomike në Tetovë, Ramie Kurtishi, që të ketë ripërsëritje të lëndës është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme. Dokumentet nga Gjykata Supreme kanë arritur në Gjykatën Themelore të Tetovës, por zyrtarisht ende nuk kemi asnjë informatë se çfarë pikërisht thuhet aty. Sipas burimeve të Alsat, Gjykata Supreme ka vendosur që të zbatohet vendimi i gjykatës Themelore të Tetovës, që do të thotë se Arjeta Veliu duhet të kthehet në punë, transmeton Alsat M.

Gjykatësja e lëndës së Arjeta Veliut, Sllavica Tohiq e cila është personi i vetëm që tani për tani e ka në duar dokumentin e Supremes, ishte e pakapshme për prononcim. Ndërkaq drejtoresha e ekonomikut, Ramie Kurtishi përmes një kumtese u prononcua për herë të parë për rastin e Arjetës. Duke i shpërfillur vendimet e gjykatave, Kurtishi topin e hedh tek Ministria e Arsimit dhe kërkon nga kjo e fundit që të sigurojë fonde për pranimin në punë të zonjës Veliu. Ajo madje paralajmëron se përsëri do të kërkojë rigjykim të rastit, pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të Gjykatave në favor të Arjetës.

Ky gjykim nuk mund të zbatohet me një dispozitë të tillë. Jemi drejtuar te Agjencia për punësim në Tetovë, ku na është thënë se do ta kthejnë në punë nëse ashtu thuhet në aktvendim. Një vendim i tillë mund të zbatohet vetëm nëse paditësja është në punë te i padituri dhe në pajtim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të sigurohen fonde për financimin e vendit të saj të punës- tha Ramie Kurtishi – Drejtoreshë e Shkollës Ekonomike “8 shtatori”, Tetovë.

Ndërkohë Ministria e Arsimit mbanë qëndrim të njëjtë me atë paraprak dhe bën thirrje që të respektohen vendimet gjyqësore dhe rekomandimet e Inspektoratit të Arsimit dhe Avokatit të Popullit, që Arjeta Veliu të kthehet në punë.

LEXO: MASH: Drejtoria e Shkollës Ekonomike “8 shtatori” të respektojë vendimin e Supremes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button