fbpx

BDI vendosi: Do të del me kandidatin e tyre për president

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim po mbanë mbledhje ku në rend të ditës janë hapur disa tema, por vetëm për temën e parë që është Zgjedhjet presidenciale në vend, është arritur pajtueshmëri unanime që BDI në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të del me kandidatin e saj, përcjell Portalb.mk.

Zëdhënësi I BDI-së Bujar Osmani, njoftoi se kryesia ka vendosur që BDI në zgjedhjet presidenciale të del me kandidat të vetin, duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me partitë shqiptare por edhe me partitë e komuniteteve të tjera në vend.

“Vendimi i kryesisë unanim është që BDI në zgjedhjet presidenciale do të del me kandidat të vetin, në rast së gjatë ditëve në vijim do të krijohen kushte për ndonjë bashkëpunim eventual, atëherë kryesia e ka autorizuar kryetarin që të zhvillojë bisedime me partitë politike shqiptare për eventualisht një opsion kandidat të përbashkët, por edhe me partitë politike të komuniteteve të tjera për një kandidat i cili do të jetë mbi etnik, por do të shohim si do të zhvillohen bisedimet rreth kësaj çështje”, deklaroi Osmani.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas mbarimit të mbledhjes ka deklaruar se procesi për kandidat presidencial mbetet i hapur.

“Opsionet janë të hapura, por BDI ka vendim që do të dalë me kandidatë të vetin, por edhe opsionet janë të hapura. Do të flas me partitë shqiptare për një kandidat të mundshëm”, deklaroi Ahmeti.

Në lidhje me atë se a do të komunikojë me LSDM-në, Ahmeti tha se procesi vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button