Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me skandalin e Fondit Pensional

Prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore, lidhur me skandalin e Fondit Pensional, të publikuar ditë më parë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Pas kallëzimit penal të bërë nga ministrja Carovska dy ditë më parë, nga organi hetues pohojnë se lënda menjëherë është marrë në procedim, duke iu dhënë një prokurori përkatës publik, transmeton Alsat M.

“Prokurori publik është duke i shqyrtuar akuzat e ngritura në padinë penale. Padi është ngritur kundër personave të panjohur. Është duke u hetuar nëse ka shkelje ligjore, dhe pastaj eventualisht kush do të mund të ishin personat e dyshuar.

Ndryshe, nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta
LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button