Maqedoni, Qeveria dha pëlqim që të dëmshpërblehen ish të dënuarit në rastin “Sopot”

Qeveria e Maqedonisë sot ka dhënë pëlqim që të dëmshpërblehen ish dënuarit në rastin “Sopot”, njofton Portalb.mk.

Lajmin e konfirmuan nga Qeveria e Maqedonisë dhe thanë se i njëjti vendim duhet të kalojë edhe në Komisionin Ekonomik dhe më pas të kalojë të martën në seancë qeveritare për t’i dhënë drite jeshile edhe ndarjes së mjeteve.

Pëlqimi për dëmshpërblim u dha në mbledhjen që u realizua sot në Qeverinë e Maqedonisë ndërmjet sekretarit të përgjithshëm, Dragi Rashkoski dhe përfaqësuesve të Avokatit Shtetëror.

Në dëmshpërblim përfshihen ish të dënuarit: Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Sulejman Sulejmani, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani dhe Zenel Klaiqi. Ndërkohë Isa Klaiqi, Afrim Ukshini, Selman Jahiu dhe Bashkim Ukshini nuk janë të përfshirë në marrëveshjen e dëmshpërblimit për shkak se të njëjtit përfaqësohen nga avokat tjetër dhe të njëjtit ishin dënuar në arrati. Katër të dënuarit në mungesë nuk kanë inicuar padi ndaj shtetit për dëmshpërblim. Dëmshpërblimi nuk do t’i trashëgohet as familjes së Samet Limanit ish i dënuar në rastin Sopoti i cili gjithashtu ishte i dënuar  në arrati dhe ndërroi jetë para disa viteve. Pas miratimit të marrëveshjes për dëmshpërblim nga ana e Qeverisë, procedura gjyqësore në Gjykatën Civile do të ndërpritet. Padia e Sopotasve ndaj shtetit vjen pas mohimit të kërkesë së tyre nga Ministria e Drejtësisë për marrëveshje dëmshpërblimi në përputhje me Ligjin e procedurës penale.

Përndryshe, dëmshpërblimi i ish të dënuarve në rastin “Sopot” erdhi pasi që ata paditën Qeverinë e Maqedonisë për mosmiratim të dëmshpërblimit nga Ministria e Drejtësisë, nën arsyetimin se nuk ka buxhet për realizim të të njëjtit.

Ndryshe, rasti “Sopoti” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot. Në këtë rast dhjetë persona u dënuar për terrorizëm. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në korrik të vitit 2017-të ia ka dorëzuar lëndën Prokurorisë Speciale, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast. 

Nga materialet e përgjuara të publikuara në vitin 2015 nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ose të ashtuquajturat “bomba”, dëgjohet si ish-ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit pafajsisht janë burgosur.

Më poshtë mund ta dëgjoni “bombën” për “Sopotin”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button