OKB: Gjatë vitit 2018 në Mesdhe kanë humbur jetën 6 njerëz në ditë

Gjatë vitit të kaluar në ujërat e Detit Mesdhe kanë humbur jetën nga gjashtë emigrantë në ditë në përpjekjet e tyre për të arritur në brigjet evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) publikoi sot raportin me titull “Udhëtimi i dëshpëruar”.

Raporti i UNHCR-së thekson se gjatë vitit 2018 në Detin Mesdhe kanë humbur jetën apo janë zhdukur të paktën 2.275 njerëz, dhe se vërehet numër dukshëm më i ulët i emigrantëve që kanë arritur në Evropë.

“Në total në Evropë kanë mbërritur 139.300 refugjatë dhe emigrantë, që është numri më i vogël në 5 vitet e fundit”, thuhet në kumtesë.

UNHCR po ashtu paralajmëron për ndryshimet e rëndësishme të rrugëve që emigrantët përdorin në Mesdhe.

“Për herë të parë Spanja është bërë destinacioni kryesor i emigrantë në rrugën e tyre drejt Evropës me 8.000 që kanë arritur me rrugë tokësore përmes Ceuta dhe Melille dhe 54.000 të tjerë përmes ujërave të rrezikshme të Mesdheut”, thuhet në raport.

Rritja e frekuentimit në rrugën e emigrantëve drejt Spanjës, ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të viktimave nga 202 në vitin 2017 në 777 gjatë vitit të kaluar.

Vitin e kaluar në Itali kanë mbërritur 23.400 refugjatë dhe emigrantë, që është pesëfish më pak në krahasim me vitin 2017.

Në Greqi kanë mbërritur 32.500, që është një rritje e butë, në krahasim me 30 mijë refugjatë që kishin mbërritur në vitin 2017.

“Shpëtimi i jetëve njerëzore në det nuk është çështje e përcaktimit, as çështje e politikës, por një obligim shekullor”, ka thënë komisioneri i lartë për refugjatë i OKB-së, Filipo Grandi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button