Kuvend, u zgjodh Komisioni që do t’i përzgjedhë anëtarët e Komisionit për Anti-Korrupsion

Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime sot i ka zgjedhur anëtarët e Komisionit për Përzgjedhje të Kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Komisioni ka zgjedhur shtatë anëtarë prej të cilëve katër nga radhët e deputetëve, gjegjësisht nga dy nga pushteti dhe opozita. Dragi Celevski është i nominuar nga Avokati i Popullit, Sabina Fakiq dhe Besim Nebiu si përfaqësues, gjegjësisht nga Këshilli për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil. Nga radhët e deputetëve janë, Muhamed Zekiri nga LSDM, Artan Grubi nga BDI, Zoran Ilijoski nga VMRO-DPMNE dhe Vlladanka Aviroviq nga grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së.

Anëtarët e Komisionit për Përzgjedhje do të kryejnë përpunimin e të dhënave personale, gjatë së cilës janë të obliguar të sigurojnë fshehtësi dhe mbrojtje gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Shpallja, që Kuvendi e ka publikuar më 22 janar zgjati deri më sot, ndërkaq sipas kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime Ilija Dimovski, deri më tani kanë arritur rreth 60 aplikime për anëtarë të Komisionit Anti-Korrupsion.

Sipas ligjit, për anëtarë të Antikorrupsionit nuk do të mund të kandidojnë ish funksionarë dhe ish politikanë, të cilët dhjetët vjetët e fundit kanë qenë donatorë partiak apo kanë kryer ndonjë funksion shtetëror me propozim të partisë.

Emërimi i anëtarëve është me afat të përshpejtuar, pasi që më 8 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave duhet të mbahet më 21 prill.

Intervistat e kandidatëve do të transmetohen drejtpërdrejtë në RTVM, ndërkaq do të t’i udhëheqin përfaqësuesit e ASHAM-it, nga Unioni Interparlamentar dhe organizatat civile që merren  me anti-korrupsion.

Ashtu siç është theksuar në shpallje, do të zgjedhjen kryetari i Komisionit dhe gjashtë anëtarë me mandat prej 5 vjetëve, të cilët nuk do të kenë të drejtë për rizgjedhje. Gjatë zgjedhjes, sipas Ligjit të ri për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, do të vlejë parimi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë dhe parimit të barazisë gjinore.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 350 mijë euro

Komisioni për Antikorrupsion ka 11 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit, u ka kushtuar financiarisht qytetarëve nga 300 deri në 350 mijë euro në vit. Nga ana tjetër, mbi 3000 deklarata të pasurive, të zyrtarëve të zgjedhur të rinj, janë në sirtarët e komisionit Anti-Korrupsion. Nuk janë shqyrtuar as 100 denoncimet e korrupsionit dhe një numër pak më i vogël i konflikteve të interesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button