Irani është gati për të lansuar një satelit të ri

Një satelit i ri pret miratimin e Ministrisë iraniane të Mbrojtjes në mënyrë që të lansohet në hapësirë, tha sot një zyrtar iranian, pas korrigjimit që është bërë me bartësin e satelitit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sateliti ‘Doosti’ (Miqësia) do të lansohet së shpejti”, tha ministri i Komunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Mohammad Javad Azeri Cehromi.

“Presim që Ministria e Mbrojtjes të caktojë një kohë dhe vend të përshtatshëm”, tha ai.

Sateliti i vëtëm që është prodhim iranian, ka një peshë prej 52 kilogramë dhe është projektuar për qëllime civile.

Më 15 janar, sateliti i prodhimit vendor Peyam (Mesazhi), u lansua në hapësirë, megjithatë dështoi faza e hyrjes së satelitit në orbitë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Franca e dënuan lansimin dhe pohuan se ka shkelur rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHBA-të thanë se Irani “përmes aktiviteteve satelitore, fsheh programin e raketave ballistike ndër-kontinentale me të cilin kërcënon Lindjen e Mesme dhe Evropën”.

Irani nga ana e tij tha se raketat e zhvilluara janë konvencionale dhe se aktivitetet satelitore janë për qëllime civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button