Kina, Rusia dhe Irani janë vendet më të fuqishme në “spiunazhin ekonomik”

Agjencia Evropiane për Rrjeta dhe Siguri të Informacionit (ERISA) ka njoftuar se është rritur numri i sulmeve kibernetike që mbështesin shtetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e ERISA-s për vitin 2018 theksohet se Kina, Rusia dhe Irani janë vendet më të fuqishme dhe më aktive në, siç thuhet, “spiunazhin ekonomik”.

Bëhet e ditur se të dhënat deri te të cilat kanë ardhur tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vitin 2022 do të bëhen eksportues neto të naftës dhe gazit natyror dhe se me Rusinë do të hyjnë në garën për tregun evropian.

Raporti gjithashtu thekson se strukturat shtetërore ruse mund të financojnë operacione të spiunazhit kibernetik me pretekstin e mbrojtjes së mjedisit me qëllim që të parandalojnë garën e lartpërmendur për Evropën, një nga tregjet më të mëdha të energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button