Vuçiç: Duhet t’i kuptojmë edhe interesat e shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij duhet t’i kuptojë edhe interesat e shqiptarëve dhe të bëjë përpjekje të arrijë marrëveshje kompromisi me Kosovën.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që t’i shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd me homologun slloven, Borut Pahor, transmeton Shekulli.

Vuçiç tha se në Davos, ku së voni ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se kompromisi është fitore dhe jo humbje.

Ai po ashtu tha se druan se Serbia dhe Kosova janë ende larg marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button