Epidemia e fruthit në Shkup, një edukatore dhe një foshnje shtatëmuajshe – pacientët më të rinj në Klinikën Infektive

Gjatë kujdestarisë së mbrëmshme në Klinikën për Sëmundje Infektive, janë kontrolluar katër raste të dyshuara të fruthit, prej të cilëve dy janë mbajtur për mjekim në spital, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për një foshnje shtatëmuajshe, e cila nuk është e vaksinuar dhe një edukatore 35-vjeçare nga një çerdhe në Kisella Vodë. Në Klinikë për momentin ka 26 pacientë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje shtojnë se me MRP vaksinë, prej fillimit të epidemisë më 3 janar deri më tani, janë vaksinuar gjithsej 4.387 persona. Vetëm sot në mëngjes deri në ora 9 kanë pranuar vaksina 42 pacientë.

Në lidhje me frikësimin se epidemia do të marrë ritëm në fillimin gjysmë-vjetorit të dytë, nga Ministria thonë se tani për tani nuk presin ndryshime dramatike.

“Vetëm 5% nga fëmijët në shkolla nuk janë të vaksinuar me MRP. Ajo është përqindje e vogël dhe nuk presim të ketë eskalim. Të gjithë fëmijët ftohen që të vaksinohen. Përndryshe, në mënyrën më përgjegjëse themi se vaksinat janë me afat, asnjëherë s’ka pasur problem me afatin dhe të njëjtat janë me kualitet evropian, të kontrolluara dhe të gjitha janë me certifikata”, thonë nga Ministria.

Në fillim të epidemisë, kur në dhjetor u paraqitën rastet e para të të sëmurëve në çerdhen në Radishan, përgjegjësit dolën me të dhënë se në Shkup ka 15.000 fëmijë të pavaksinuar me MRP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button