fbpx

Këto janë kombinimet më të mira të frutave për mëngjes të shëndetshëm

Frutat janë gjithmonë një nga alternativat më të shëndetshme për mëngjeset e shijshme dhe ushqyese. Megjithatë, nëse konsumohen në kombinime të caktuara, frutat mund të bëhen ilaç natyral për probleme të ndryshme shëndetësore, transmeton Panacea.al.

Kombinimi anti-inflamator – vishnje, ananas dhe boronica

Kombinimi i vishnjes, ananasit dhe boronicave është i mrekullueshëm për trajtimin e proceseve inflamatore në organizëm. Këto frut, sidomos ananasi, është i njohur për sasinë e madhe të vitaminës C që është provuar se ndihmon në parandalimin e inflamacioneve, pavarësisht nëse është fjala për muskujt ose inflamacion i ndonjë lloji tjetër.

Forcimi i imunitetit – grejpfrut, kivi dhe luleshtrydhe

Ky kombinim frutash vepron në mënyrë efektive në sistemin imunitar, domethënë në forcimin e tij. Vlerat ushqyese që disponojnë këto fruta veprojnë në tërë organizmin, kështu që përveç forcimit të imunitetit, ky kombinim gjithashtu ndikon mbi simptomat e ftohjes dhe gripit. Kivi është veçanërisht i pasur me vitaminë C, që ndihmon kur është fjala për trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga imuniteti i dobët.

Antioksidantë – fiq, rrush dhe shegë

Ky kombinim është një bombë e shkëlyer frutash e pasur me antioksidantë. Në fakt, antioksidantë njihen si komponime që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të organizmit, përmirësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.

Detoksifikim natyral – manaferra Goji, shalqi dhe limon

Organizmi kohë pas kohe ka nevojë për detoksifikim, ndërsa këto janë artikujt ushqimorë më të mirë e ndihmojnë atë. Kombinimi i frutave, i cili përfshin manaferrat Goji, shalqi dhe limon, në mënyrë efektive vepron në nxjerrjen e toksinave të tepërta nga trupi.

Rritja e energjisë – banane, avokado dhe mollë

Kombinimi i bananës, avokados dhe mollës është më i miri kur është fjala për rritjen e energjisë në organizëm. Falë vlerave ushqyese që disponon, bananja përndryshe është një zgjidhje e mrekullueshme për energjinë e ulët dhe lodhjen kronike. Prandaj, nuk është çudi që bananja është zgjedhja ideale për konsum përpara stërvitjes ose para sportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button