Sekretari i NATO-s, Stoltenberg: Protokolli për anëtarësim në NATO do të nënshkruhet së shpejti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se protokolli për hyrjen e Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet shumë shpejt, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.

“Do ta nënshkruajmë protokollin në NATO dhe këtë mund ta bëjmë shumë shpejt. Për ratifikim duhet më shumë kohë, gjithçka varet nga 29 kuvendet e vendeve anëtare”, deklaroi Stoltenberg për Politiko-Evropa.

Është e mundur që gjatë kësaj jave, ambasadoret e vendeve anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin. Disa vende anëtare si Sllovenia tashmë kanë marrë dritë jeshile për këtë, siç njoftoi ambasadori i Sllovenisë Jellko Kaçin.

“Sapo do ta nënshkruajmë protokollin qasës, Shkupi do të ulet në tavolinë”, tha Stoltenberg.

Kjo do të thotë se Maqedonia do të marrë pjesë si vend vëzhgues në të gjitha formatet kyçe të mbledhjeve të Aleancës, por anëtare fuqiplotë do të bëhet pasi 29 kuvendet e 29 shteteve anëtare do ta ratifikojnë protokollin qasës.

“herën e kaluar na duhej rreth një vjet”, deklaroi shefi i Aleancës duke komentuar anëtarësimin e Malit të Zi në vitin 2017.

Siç njoftoi MIA të premten, Kaçin ka parashikim të ngjashëm, flamuri i Maqedonisë mund të valojë para selisë së Aleancës në Bruksel deri në fund të vitit, më ë voni deri në fillim të vitit 2020.

LEXO: Edhe pesë hapa formale deri te ulësja e Maqedonisë në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button