Qytetarët mund të padisin komunën për thyerjet dhe plagët që rezultojnë nga rrugët e pa pastruara nga bora
Rrugët e pa pastruara nga bora, si çdo vit, janë problem për qytetetarët.
Komunat shpenzojnë mijëra euro për blerjen e pajisjeve dhe kripës, ndërkaq Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apeloi deri te kryetarët e komunave dhe komunat, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e borës, për shkak të qarkullimit në trafik si dhe mbrojtjen e popullatës në përputhje me detyrimet nga Ligji për Mbrojtje dhe Shpëtim, njofton Skopjeinfo.mk.
Në rast lëndimi, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensim. Avokati i Popullit porosit qytetarët të mos presin për drejtësi dhe të drejta, por të luftojnë për to.
Për thyerjet dhe plagët që rezultojnë nga rrugët e papastërta, qytetarët mund të padisin komunën në të cilën ka ndodhur rasti.