Regjistrimi i popullsisë, LSDM kundër grafit etnik, BDI e papërcaktuar

Të gjitha partitë politike në Maqedoni, përpos LSDM-së janë kundër regjistrimit të popullsisë pa grafin etnik. Partitë shqiptare qëndrojnë fort pas fjalëve se regjistrimi pa përcaktim etnik nuk do të ishte i plotë duke u bazuar në faktet se të drejtat e shqiptarëve në vend janë të varura nga numrat.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, thotë se në regjistrim nuk duhet të bëhet ndarje etnike por duhet të mësohet numri i vërtetë i popullsisë që për momentin jeton në Maqedoni, sepse sipas ministres, Maqedonia po zbraze, transmeton Tv21.

Për opozitaren VMRO-DPMNE përcaktimi etnik është shumë i rëndësishëm duke u bazuar edhe në Marrëveshjen kornizë të Ohrit.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se ata si parti politike do të kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë në rast se në të nuk ka grafë etnike dhe fetare. Sipas tij, shprehja e lirë e përkatësisë kombëtare dhe fetare është konform të drejtave universale të njeriut .

Edhe nga Lëvizja Besa pohojnë se shtetit dhe institucioneve shtetërore u nevojiten të dhëna të sakta statistikore rreth përbërjes etnike. Besa e Gashit është e të njëjtit mendim.

Edhe përkundër tentimeve, kësaj radhe nuk ka përgjigje nga BDI. Përpara rreth një muaji, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një interviste për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se për partinë e tij nuk ka ndonjë problem edhe nëse përfshihet apo nuk përfshihet përkatësia etnike në regjistrimin e popullatës në vitin 2020. Sipas tij, me rëndësi është që të bëhet një ligj i pranueshëm për të gjitha palët.

LEXO: Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë, opinioni i painteresuar për të dhënë vërejtje dhe sugjerime

LEXO: Novkovska: Regjistrimi pa përkatësi etnike nuk është regjistrim (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button