Real Madrid ka hequr dorë nga Erikseni
Reali i madridit tërhiqet nga gara për blerjen e Christian Eriksen nga Tottenhami, kontrata e të cilit me klubin londinez skadon në vitin 2020 dhe që ai ka vendosur të mos e rinovojë, transmeton Top Channel.
gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Reali i madridit kishte menduar t’i ofronte Tottenhamit 56-84 milionë Euro për kartonin e Eriksen, por duke parë lëvizjet e ditëve të fundit në merkato, drejtuesit e kampionëve të Evropës kuptuan se vlera e danezit do të jetë akoma më e lartë. në fakt presidenti i Tottenhamit, Daniel levy e kishte bërë një paralajmërim në fillim të këtij muaji duke bërë të ditur se Christian Eriksen vlen 250 milionë Euro.
Daniel levy nuk tërhiqet aspak nga qëndrimi i tij, që do të thotë se në vitin 2020 Tottenhami mund ta humbasë me parametra zero mesfushorin e talentuar i cili mendon se klubi londinez nuk ka të ardhura mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e tij. Reali i madridit u tërhoq, por për Eriksen interesi nga klubet më prestigjioze të Evropës nuk mungon dhe këtu mund të përmendim skuadra si Chelsea, Manchester United, bayern i mynihut dhe Juventusit.