Dita e Australisë u shënua nën hijen e protestave

Aborixhinët dhe dhjetra mijëra persona kanë organizuar protesta nëpër vende të ndryshme të Australisë kundër festimit të “Ditës së Australisë”, e cila shënon arritjen e flotës së parë britanike në këtë vend më 26 janar të vitit 1788, duke e quajtur atë si “Dita e Invazionit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Dita e Australisë, e cila është festë shtetërore dhe shënohet me aktivitete të ndryshme çdo vit më 26 janar, këtë vit u shoqërua me protesta masive.

Të mbledhur para Parlamentit Federal të Victorias në Melburn protestuesit brohoritën slogane si dhe mbanin pankarta me mbishkrime si “Gjithnjë ishte vend i aborixhinëve, gjithnjë do të mbetet i tillë”, “Nuk ka krenari me gjenocid”, “Të ndryshohet historia”, “Tokë e vjedhur”, “Pse e festoni gjenocidin” dhe “Hiqeni Ditën e Australisë”.

– “Për ne çdo herë është ditë e invazionit”

April Day, nga grupi Luftëtarët Aborixhinë, në deklaratën për AA tha se protestën janë duke e organizuar jo vetëm për të protestuar kundër Ditës së Australisë, por në të njëjtën kohë edhe për mbrojtjen e të drejtave të aborixhinëve.

“Dita e Australisë për ne është ditë e invazionit, çdo herë do të mbetet ashtu. Ne nuk dëshirojmë ta ndryshojm këtë ditë, por ta heqim plotësisht”, tha ajo.

“Dita e Australisë”, arritja e flotës së parë britanike në këtë vend më 26 janar të vitit 1788, shënohet me ceremoni zyrtare.

Aborxhinët dhe mbështetësit e tyre kërkojnë që kremtimet e Ditës së Australisë të tërhiqen plotësisht ose të kremtohen ndonjë ditë tjetër, duke theksuar se që nga data e arritjes së flotës britanike është kryer gjenocid ndaj aborixhinëve, popullatës indigjene të Australisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button