Angjushev: Tani është koha të bëjmë ekonomi më të mirë për një jetë më të mirë

Të gjithë ne deri tani prisnim që dikush tjetër të na zgjidh problemin. Me këtë që e bëmë të fundit, e qartë është ardhmëria e Maqedonisë në NATO dhe BE. Absolutisht asgjë nuk kemi bërë nëse këtë tani nuk e shfrytëzojmë që të bëjmë ekonomi më të mirë dhe qytetarët të jetojnë më mirë, porositi sot zëvedëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, transmeton Koha.mk

Ai potencoi se për zhvillimin e ekonomisë, janë më të rëndësishme sundimi i së drejtës dhe krijimi i shtetit stabil dhe ambientit për investime, pa dallim a janë të vendit apo të huaja, për çka, potencoi, Qeveria ka punuar mjaftë në 18 muajt e kaluar, ndërsa perspektivat evroatlantike vetëm e konfirmojnë këtë.

“Tani duhet t’i përveshim mëngët dhe të punojmë, pasi nuk ka mënyrë tjetër se si të sigurojmë jetë më të mirë për kompanitë, e me këtë edhe për qytetarët. Si Qeveri duhet të nxisim rritje të standardit të jetesës së qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër t’u ndihmojmë kompanive të bëhen të shëndosha, të fuqishme dhe të mira. Dhe këtu hyrja në NATO dhe Bashkimin Evropian duhet të ndihmojë”, tha Angjushev në tribunën e sotme “Ekonomia e fuqishme – mundësi për të gjithë”, që mbahet në Veles.

Të gjitha vendet nga rajoni, tha mes tjerash ai, shfrytëzojnë fonde të BE-së, e ne tani për herë të parë kemi ndarë 12 deri 15 milionë euro përmes programit FITR për ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me të cilat u ndihmuan mbi 250 kompani, ndërsa për këtë vit janë ndarë për 36 për qind më shumë para për këtë dedikim.

Angjushev shtoi se kompanitë duhet të jenë të orientuara për eksport dhe konkurrentë në tregun ndërkombëtar, e që të arrihet kjo, tha, duhet të kenë teknologji të mirë, nou-hau të mirë dhe aftësi të mira organizative të menaxhmentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button