Loriana u kualifikua në finale të ‘Tel Aviv 2019’, tashmë e ka siguruar një medalje

Vazhdon suksesi i Loriana Kukës në turneun për Çmimin e Madh të ‘Tel Aviv 2019’.

Sukseset e njëpasnjëshme e kanë kualifikuar xhudisten tonë deri në finale të kësaj gare që do të thotë se ajo tashmë e ka të sigurt një medalje, transmeton Telegrafi.

Në kategorinë -78 kilogramë, Loriana është treguar më e fortë se përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, Natalie Powel.

Në finale, xhudistja që e përfaqëson Kosovën do ta kërkoje medaljen e artë përballë sllovenes Klara Apotekar.Lexo po ashtu:

Loriana Kuka ka siguruar medaljen në Gran Prix Tel Aviv 2019″, shkruan në njoftimin e publikuar në Faqen e KOK-ut në Facebook.

“Xhudistja jonë u kualifikua në finale, ku takohet me sllovenen Klara Apotekar. Finalja zhvillohet pas orës 16:00”, thuhet më tej.

Loriana triumfoi përballë ruses Aleksandra Rabintseva në çerekfinale dhe në këtë mënyrë u kualifikua në gjysmëfinale të Grand Prixit të xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Më herët, për t’u kualifikuar në çerekfinale në kategorinë -78 kilogramë, ajo fitoi me Ippon kundër holandezes Ilona Lucassen. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button